Shkëmbi i pakënaqur me referimin: Gjyqtari na e mori fitoren 

Futboll

Shkëmbi i pakënaqur me referimin: Gjyqtari na e mori fitoren 

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 23:07
Bledi Shkëmbi

Struga Trim Lum pësoi humbjen e tretë të sezonit në Maqedoninë e Veriut, të dytën në pranverë, pas dështimit me Shkendijën.

Sot, Sileksi u largua nga Struga me tre pikë (2:3), falë dy golave të shpejtë në fund të ndeshjes.

Me këto dy humbje, Struga TL  është në vend të tretë dhe shtatë pikë pas Vardarit kryesues.

Trajneri i Strugës, Bledi Shkëmbi, ishte i pakënaqur me referimin dhe i vuri në dukje ata si fajtorët e drejtpërdrejtë për këtë rezultat.

"Ne patëm dy herë epërsinë, shënuam golin e tretë, por ata e anuluan për pozicion jashtë loje pa asnjë arsye!

Pati edhe një penallti të pastër për ne, por ata e anuluan.

Goli i dytë i Sileksit ishte në pozicion jashtë loje dhe VAR nuk ndërhyri për ta parë! Mendoj se pavarësisht problemeve tona, gjyqtari na e mori fitoren.

Unë nuk jam një trajner që merret me gjyqtarë, por shumë gabime po bëhen kundër nesh", tha Shkëmbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat