Supersfida e Rrogozhinës

Futboll

Supersfida e Rrogozhinës

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 14:45
"Abissnet Superiore"

“Abissnet Superiore” do të rikthehet mbrëmjen e sotme, për të nisur javën e 25-të.

Kjo javë do të nisë “zjarr”, pasi sonte do të luhet supersfida mes Egnatias dhe Dinamos.

Dueli që premton spektakël, do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës, duke nisur prej orës 19:00.

Kujtojmë se objektivat e dy ekipeve janë për lart, megjithatë momentalisht ndodhen në kushte të ndryshme.

Egnatia mban vendin e dytë me 43 pikë, 5 më pak se Vllaznia kryesues,e ndërsa Dinamo me 36 pikë mbyll katërshen e parë.

Pritet të shihet se cili ekip do t’i rrëmbejë 3 pikët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat