Skuadra e Newcastles më shumë ka luajtur për formalitet se sa ishte në presion të rezultatit. Newcastle ngadhënjeu me rezultat 3:2 ndaj Qarabag nga Azerbajxhanit, në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Champions League në futboll.
Newcastle ishte i qetë pasi që sfidën e parë në konak të skuadrës azere e kishte fituar me rezultat 6:1.
Për Newcastlen shënuan Tonali (4'), Joelinton (6') e Botman (52') dhe për udhëtuesit Duran (51') e Cafarquliyev (57').
Bayer Leverkusen ndahet baras (0:0) me Olympiacosin e Greqisë.
Bayer është kualifikuar falë fitores në takimin e parë me rezultat 2:0 në vatër të rivalit.