Ernest Muçin e duan të gjithë te Trabzonspor

Futboll

Ernest Muçin e duan të gjithë te Trabzonspor

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 15:28
Pamje

Ernest Muçi është “bingo” e Trabzonsporit, që e huazoi këtë sezon nga Beshiktashi.

Mesfushori me tipare sulmuese shpërtheu në fundin e nëntorit, ndërsa ka ruajtur formën duke regjistruar 13 gola dhe 6 asistime deri tani.

Çdo dalje e Muçit përbën lajm, edhe kur lidhet me familjen e tij. Së fundi i kanë shkrepur një foto nga spitali, me vajzën e tij që e dërgoi për t’u vaksinuar.

Stafi mjekësor po ashtu përfitoi për një foto me Muçin. Sfida e radhës për Trabzonsporin është nesër prej orës 18:00 ndaj Fatih Karagumruk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat