Fitojnë Skënderbeu dhe Besa, Kukësi surprizon Ilirinë

Futboll

Fitojnë Skënderbeu dhe Besa, Kukësi surprizon Ilirinë

Më: 1 mars 2026 Në ora: 15:36
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar 3 takimet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, që kanë mbyllur edhe javën e 24-t të kampionatit. Skënderbeu i përgjigjet Laçit, duke fituar në Gjirokastër 3-0 përballë Luftëtarit vendas.

Një gol i Danajt në pjesën e parë i ka mjaftuar Besës që të mposhtë 1-0 Burrelin në stadiumin e Luzit.

Nuk ka fitues në sfidën Iliria-Kukësi, që mbyllet në barazim 1-1.

Pas përfundimit të javës së 24-t të kampionatit, Skënderbeu kryeson renditjen e Kategorisë së Parë me 57 pikë, i ndjekur nga Laçi me 54 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat