Një alternativë e re për sulmin e Milanit

Futboll

Një alternativë e re për sulmin e Milanit

Më: 4 mars 2026 Në ora: 20:07
Milan

Milan do të bëjë me patjetër të paktën një përforcim për sulmin për sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë po ndjekin shumë emra, ndërkohë që një alternativë e re ka dalë së fundmi në skenë.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Milan po monitoron situatën e Nicolas Jackson, sulmuesit të Chelsea-t që është i hauzuar te Bayern deri në fund të sezonit. Bavarezët kanë të drejtën e blerjes për 60 milionë euro, por duke parë formën e dobët të senegalezit, ku ka shënuar vetëm 5 gola, sulmuesi do të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit.

Por, rikthimi i Nicolas Jackson te “Blutë” do të jetë i përkohshëm, pasi nuk bën pjesë në projektin e Liam Rosenior.

Një nga mundësitë më të mëdha është transferimi te Milan, gjithmonë në formë huazimi pasi vështirë se kuqezinjtë mund të paguajnë shifrën 60 milionë euro që kërkon Chelsea.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat