Maignan: Në një derbi gjithçka ka të bëjë me adrenalinën

Futboll

Maignan: Në një derbi gjithçka ka të bëjë me adrenalinën

Më: 6 mars 2026 Në ora: 11:26
Mike Maignan

Portieri francez i Milan, Mike Maignan, ka folur për mediat në prag të ndeshjes derbi që kueqzinjtë do të luajnë këtë fundjavë ndaj Inter. “Gjithçka ka të bëjë me adrenalinën”, tha kapiteni i kuqezinjve.

“Ke punuar gjithë javën, ke punuar gjithë jetën tënde për të qenë këtu.

E tëra çfarë duhet të bësh është të ndjesh stadiumin, e tëra çfarë duhet të bësh është të dëgjosh trajnerin, gjithçka ndryshon në kokën tënde dhe pastaj ti nisesh”, shtoi Mike Maignan.

Portieri ishte vendimtar në ndeshjen e pare, duke pritur një penallti nga Calhanoglu . më tej, ai përshkruan ndjesinë dhe energjinë që të jep një derbi në San Siro në një video emocionale të postuar në rrjetet sociale të Milan.

“Trajneri na entuziazmon dhe ti je tashmë i entuziazmuar, mbërrin dhe sheh tifozët e tu dhe pastaj tifozët kundërshtarë duke të fishkëllyer. Nuk ke frikë, por është adrenalina e marrjes së topit dhe nisjes“, thotë ai në intervistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat