Figo paralajmëron Mbappen

Futboll

Figo paralajmëron Mbappen

Më: 6 mars 2026 Në ora: 13:40
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është pushim prej disa javësh për shkak të një problemi në gju. Dëshira për t’u rikthyer në fushë duhet të jetë e madhe për një lojtar kaq konkurrues si ai, por Luis Figo i kërkon francezit kujdes:

“Nëse merr përsipër rrezikun, pasojat mund të jenë më të këqija.

Sigurisht, gjithçka diskutohet me stafin mjekësor të Real Madridit dhe me trajnerin, sepse çdo situatë është e ndryshme.

Personalisht, më ka ndodhur të shkoj përtej limiteve dhe jo gjithmonë ka shkuar mirë.

Sidoqoftë, gjithmonë ishte për të ndihmuar ekipin dhe shokët e skuadrës.

Këto sakrifica, megjithatë, gjithmonë kanë pasoja. Në fund, gjithçka varet nga ndjesitë e lojtarit. Vendimi përfundimtar i takon atij, trajnerit dhe stafit mjekësor, që duhet të vlerësojnë nëse rreziku ia vlen ose nëse mund të ketë pasoja më të rënda”. Mbappé është i paralajmëruar; kujdesi mbetet kyç për të mos kompromentuar sezonin dhe Botërorin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat