Riçkov: E dimë si është ekipi i Bashkimit 

Futboll

Riçkov: E dimë si është ekipi i Bashkimit 

Nga: K.G. Më: 8 mars 2026 Në ora: 12:37
Makedonija GP

Skuadra e Makedonija GP sot (14.00) do të luajnë në Kumanovë kundër Bashkimit, në takimin e javës së 22-të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

"E dimë si është ekipi i Bashkimit dhe cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të tyre. I analizuam mirë dhe jemi gati të japim maksimumin sot për të shkuar në shtëpi me pikë.

Sigurisht, unë besoj te ekipi im dhe sot shkojmë në Kumanovë për tre pikët.

Në dy raundet e kaluara, luajtëm dy ndeshje shumë të vështira në të cilat fituam pikë shumë të rëndësishme. Mund të kishim bërë më mirë dhe besoj se do të jetë kështu në të ardhmen.

Kjo skuadër nuk ka yje, të gjithë lojtarët luftojnë dhe japin maksimumin e tyre dhe kjo është pikërisht ajo që e bën këtë ekip të bukur", tha futbollisti i ekipit Makedonija, Mario Riçkov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat