Shkëndija e Haraçinës bindëse kundër Golemo Konjarit 

Futboll

Shkëndija e Haraçinës bindëse kundër Golemo Konjarit 

Nga: K.G. Më: 8 mars 2026 Në ora: 16:32
Shkëndija e Haraçinës

Shkëndija e Haraçinës vazhdon rrugën fuqishëm drejt kreut të tabelës në Ligën Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Pasi zëvendësoi trajnerin Lupço Markovski në stol, Shkëndija u tregua më e fuqishme dhe arriti fitore në udhëtim me rezultat 0:4 ndaj Golemo Konjarit.

Ndeshja ishte e javës së 19-të.

Golat u shënuan nga Fikret Livareka, Dario Desniq, Amir Nuhija e Mahir Ajrulli.

Ohri kryeson me 43 pikë duke lënë pas Shkëndijen me 42, Skopjen 41, Bregallnicën 40, Bellasicën 37 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat