Liverpool nuk heq dorë nga brazilianët

Futboll

Liverpool nuk heq dorë nga brazilianët

Më: 8 mars 2026 Në ora: 19:40
Pamje nga ndeshja

Liverpool ka një “dashuri” të madhe për futbollistët brazilianë dhe ylli i radhës që do t’u bashkohet të kuqve duket se do të jetë Murillo, qendërmbrojtësi 23-vjeçar i Nottingham Forest.

“TeamTalk” zbulon se kampioni në fuqi i Premier League është i gatshëm të paguajë shifrën 80 milionë euro të kërkuar nga Nottingham Forest.

Murillo shihet si zëvendësuesi ideal i Ibrahima Konate, pasi francezi do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovim.

Murillo është nën kontratë me Nottingham Forest deri në vitin 2029, por largimi i tij është i pashmangshëm në fund të këtij sezoni duke ditur numrin e madh të klubeve të interesuara për të.

Për momentin, garës për transferimin e Murillo-s i prin Liverpool.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat