Juventusi e shpërblen në Itali

Futboll

Juventusi e shpërblen në Itali

Më: 14 mars 2026 Në ora: 15:01
Arman Durmishi

Arman Durmishi po kalon një formë të shkëlqyer me Juventusin U-20.

Sot ka shënuar golin e radhës në Primavera, ndërsa ndeshja ishte në transfertën e Lacios U-20.

Sulmuesi i Kombëtares U-19 është shpërblyer gjatë kësaj kohe nga “Zonja”.

Kjo pasi është vendosur që t’i rinovohet kontrata deri në vitin 2028.

Për Durmishin janë tashmë 11 gola në këtë sezon, ndërsa regjistron më pak se 1300 minuta të luajtura. Golashënuesi kryesor i Juventusit U-20 shikohet si një nga sulmuesit shqiptar me të ardhme të ndritur.

17-vjeçari vendosi të largohet nga Sllovenia, për të përfaqësuar Shqipërinë. Me kuqezinjtë luajti edhe në Europianin U-17.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat