Skënderbeu prin

Futboll

Skënderbeu prin

Më: 14 mars 2026 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Java e 26-të e Kategorisë së Parë ka dhuruar rezultate të cilat vazhdojnë shkëputjen e katër skuadrave që mbajnë vendet e para në klasifikim.

Skënderbeu ka marrë tre pikët e radhës për të mbajtur diferencën me Laçin dhe Pogradecin që e ndjekin, të cilët gjithashtu ia kanë dalë të mbyllin me sukses ndeshjet përkatëse.

Ndërkohë, me rëndësi ishte fitorja në derbi e Ilirisë ndaj Kastriotit, pasi shkëput ekipin e Fushë Krujës në vendin e katërt nga të gjithë ndjekësit e tjerë që janë me ta në garën për vendet në play-off.

Bie në sy se ekipet e fundit nuk kanë lëshuar terren e vazhdojnë të mbajnë gjithçka hapur sa i përket rënies direkte apo kalimit në play-out.

RENDITJA: Skënderbeu 63 pikë, Laçi 60, Pogradeci 55, Iliria 37, Kastrioti 33, Burreli 33, Besa 31, Korabi 28, Apolonia 24, Luftëtari 21, Lushnja 21, Kukësi 18.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat