I vetëm kundër të gjithëve

Futboll

I vetëm kundër të gjithëve

Më: 15 mars 2026 Në ora: 19:37
Xhuliano Skuka

Pas nisjes pozitive të vitit 2026-të, sulmuesi i Partizanit Xhuliano Skuka, ka rënë në “heshtje”, 5 ndeshje radhazi që nuk shënon, ndërsa sot kundër Vorës, ai nuk ishte as pjesë e skuadrës rezervë.

Në “story”-in e fundit në rrjetin social “Instagram”, Skuka ka postuar foton e tifozëve të “Demave të Kuq”, ndërsa i gjithë fokusi ka kaluar te mbishkrimi: “I vetëm kundër të gjithëve”.

E vështirë për të kuptuar se kundër kujt e ka këtë “kunjë” sulmuesi 27-vjeçar.

Nëse ka të bëjë me vendimin e arbitrit për sfidën Vora – Partizani, apo arsyeja e minutazhit te ekipi kryeqytetas. G

jatë gjithë këtij sezoni, Xhuliano Skuka ka finalizuar 5 gola në 21 ndeshje, Superiore dhe Kupa e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat