Publikohen formacionet zyrtare të Sporting - Bodo/Glimt

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Sporting - Bodo/Glimt

Më: 17 mars 2026 Në ora: 18:13
Formacionet

Publikohen formacionet zyrtare të Sporting - Bodo/Glimt!

Ndeshja që hap sfidat e kthimit të këtij turi në Ligën e Kampioneve është ajo mes Sporting Lisbonës dhe Bodo/Glimt, e cila duket se do të shkojë drejt një fundi që pakkush e kishte parashikuar.

Ekipi norvegjez, sikur të mos mjaftonin çuditë me fitoret ndaj emrave të mëdhenj në fazën në grup, e më pas eliminimin e Interit në play-off, ka vazhduar surprizat duke mundur Sporting 3-0 në ndeshjen e parë.

Kësisoj, ai është vetëm një hap pranë kalimit në çerekfinalet e turneut, që do të ishte një arritje historike për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat