Bayerni - afër titullit të kampionit

Futboll

Bayerni - afër titullit të kampionit

Nga: K.G. Më: 21 mars 2026 Në ora: 17:20
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Bayern Munihut ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Union Berlinit.

Shtatë javë para se të bie perdja e kampionatit, Bayerni ka një epërsi të madhe në krye të renditjes, ku ka tubuar 70 pikë, ka një ndeshje e 12 pikë më shumë se Dortmundi.

Golat i realizuan Olise (43'), Gnabry (45+1' e 67’), Kane (49').

Union Berlini renditet në vend të 11-të me 31 pikë pas javës së 27-të në Bundesliga I.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat