Luhet për trofeun e parë të sezonit

Futboll

Luhet për trofeun e parë të sezonit

Më: 22 mars 2026 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Në “Wembley” do të luhet sonte finalja e parë e madhe e këtij sezoni në Angli, mes Arsenalit dhe Manchester City, për trofeun e EFL Cup.

“Topçinjtë” që janë në garë për të gjithë titujt e këtij sezoni, duan të fitojnë trofeun e parë sot.

Në anën tjetër, “Qytetarët” pas eliminimit në Champions League dhe shanseve jo të shumta për të fituar titullin kampion, kanë një mundësi të shkëlqyer për të mos përfunduar pa trofe këtë sezon.

Mikel Arteta dhe Pep Guardiola kanë hedhur në fushë formacionet e tyre, ku nuk është se ka ndonjë surprizë. Për londinezët mungojnë Mikel Merino, Jurrien Timber dhe Martin Odegaard shkak dëmtimi, për “Qytetarët” mungojnë Ruben Dias, Josko Gvardiol dhe Marc Guehi.

Arsenal XI: Kepa; White, Saliba, Gabriel, Hincapié; Zubimendi, Rice; Saka, Havertz, Trossard; Gyökeres

Man City XI: Trafford; Matheus Nunes, Khusanov, Aké, O’Reilly; Bernardo Silva, Rodri; Semenyo, Cherki, Doku; Haaland

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat