Interi e bënë prioritet transferimin e mbrojtësit të Arsenalit

Futboll

Interi e bënë prioritet transferimin e mbrojtësit të Arsenalit

Më: 23 mars 2026 Në ora: 23:05
Interi

Interi ka nisur përgatitjet për afatin kalimtar të verës, me drejtuesit e klubit që po punojnë intensivisht për të identifikuar përforcimet e duhura për sezonin e ardhshëm.

Drejtori sportiv ka ndërmarrë një seri udhëtimesh nëpër Evropë për të vëzhguar nga afër objektivat e mundshëm.

Një nga emrat që ka përfunduar në listën e dëshirave është Riccardo Calafiori, mbrojtësi i Arsenalit.

23-vjeçari italian, i cili iu bashkua me Arsenalin në verën e vitit 2024, konsiderohet si një profil ideal për të përforcuar repartin defensivë të zikaltërve.

Calafiori ka qenë titullar i rregullt këtë sezon, duke regjistruar 29 paraqitje, 1 gol dhe 3 asistime, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Serie A. Megjithatë, Interi duket se është në pole-position për të siguruar shërbimet e tij.

Me afrimin e merkatos së verës, Nerazzurrët synojnë të lëvizin shpejt për të mbyllur marrëveshjet kyçe, duke ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese për sezonin 2026–27.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat