Projekti afatgjatë

Futboll

Projekti afatgjatë

Më: 24 mars 2026 Në ora: 15:54
Liam Rosenior

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

 Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te trajneri Liam Rosenior, edhe në rast se skuadra nuk arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit “blu” vlerësojnë punën dhe projektin afatgjatë të Rosenior, duke e konsideruar atë si pjesë kyçe të ndërtimit të një skuadre konkurruese në vitet në vijim, shkruan Indeksonline

Pavarësisht presionit për rezultate dhe objektivave të mëdha, Chelsea duket se është i vendosur të tregojë stabilitet në stol, duke mos marrë vendime të nxituara në fund të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat