Elbasani pret Skënderbeun

Futboll

Elbasani pret Skënderbeun

Më: 25 mars 2026 Në ora: 15:21
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja shqiptare është e impenjuar në Poloni dhe për pasojë janë ndalur gjithë aktivitetet e futbollit në Shqipëri.

Përjetë arsye, Elbasani ka planifikuar një ndeshje miqësore dhe të shtunën pasdite do të sfidojë Skënderbeun në Elbasan Arena, prej orës 14.00.

Duket si një test edhe në prag të sezonit të ardhshëm, sepse Skënderbeu është skuadra më e mirë e Kategorisë së parë dhe sezonin e ardhshëm pritet të sfidojë Elbasanin në Superiore.

Është ndeshje ku Ivan Gvozdenovic ka shumë kujtime, sepse ka qenë lojtar dhe trajner i Skënderbeut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat