Kosova shkatërron sllovakët në Bratisllavë, kualifikohet në finalen e madhe

Futboll

Kosova shkatërron sllovakët në Bratisllavë, kualifikohet në finalen e madhe

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 mars 2026 Në ora: 19:37 Përditësuar në ora: 22:35 më 26.03.2026
Kosova

Kosova feston

Kombëtarja e Kosovës është kualifikuar në finalen e madhe të play-off-iit, për një vend në Kampionatin Botëror.

Djelmoshat tanë treguan lojë të madhe duke triumfuar me rezultat 4:3 ndaj Sllovakinë në Bratisllavë, ku ishin mbi 22 mijë shikues të pranishëm.

Mijëra shqiptarë ishin në stadium ,ku me brohoritje  besa – besë i dhanë zemër djelmoshave tanë.

Lojë e madhe e trimave tanë, nuk u ndalën për asnjë çast, ishin më të mirë dhe treguesi më i mirë është rezultati. 

Sllovakia – Kosova 3:4

Stadiumi "Tehelne pole" në Bratisllavë. 
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: E. Eskas (Norvegjia).
Shënues: Valjent (6'), Haraslin (44'), Strelec - Hoxha (21'), Asllani (47'), Muslija (60'), Hajrizi (72')..
lKartona të verdhë: Vavro, Valjent  - Hajrizi, Dellova, Hoxha.
Slovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero (Mraz 90'), Lobotka, Duda (Benes 83'), Sauer (Suslov 45'), Strelec dhe Haraslin (Tupta 83'). 
Kosova: Muriç, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha (Emërllahu 90'), Rexhbeçaj, Asllani (Zabërgja  73'), Muslija (Hadërgjonaj  89') dhe Muriqi (Rrahmani 90').

Kosova është në finalen e play-off-it ku të martën e 31 marsit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndeshet me Turqinë. 

Fituesi i kësaj ndeshje shkon direkt në Kampionatin Botëror.

Mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet në minutën e 6-të, futbollisti Martin Valjent shënoi me kokë në këndin e epërm të majtë, 1:0.

Lojë me rivalitet. Veldin Hoxha me goditje të bukur nga 17 metra e shtang portierin sllovak, topi futet në këndin e poshtëm të djathtë,1:1 pikërisht në minutën e 21-të.

Në minutën e 38-të, Lukas Haraslin (Sllovakia) goditi fuqishëm nga 16-17 metra dhe topi përplaset në shtyllën e jashtme të djathtë. 

Në minutën e 44-të, Lukas Haraslin (Sllovakia) dëshmon se është një ekzekutues i shkëlqyeshëm i goditjeve të dënimit pasi gjen rrjetën me një gjuajtje nga 20 metra (anash 16-shit) që shkon drejt e në këndin e poshtëm të majtë!

Në minutën e 47-të Mërgim Vojvoda harkoi me mjeshtri, ndërsa Fisnik Asllani në stilin gjerman shokon vendasit, shënoi me kokë në këndin e epërm të majtë, 2:2

Në minutën e 50-të, Kosova dëmtohet rëndë për një penallti nga gjyqtari norvegjez. Një lojtar sllovak luajti me dorë, gjyqtari nuk e shikon as VAR-in.

Në minutën e 60-të, futbollisti Florent Muslija ashtu si i ka hije, nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, goditi me mjeshtri në këndin e poshtëm të djathtë duke shoikuar portieri Dubravka, 2:3.

Në minutën e 72-të Vedat Muriqi e nisi veprimin, Albian Hajdari gjuajti, goditje e të cilit e priti portieri Dobravka, por u kthye të Kreshnik Hajrizi ku me goditje si raketë realizoi nga afërsia në këndin e djathtë të epërm, 2:4.

Në minutën e 90+4 Strelec realizoi për 3:4.

Selektori Franco Foda ka ndërtuar një ekip të frikshëm dhe sonte e dëshmoi me fitore të madhe.

Kosova kualifikohet

(E plotësuar) - 88' Kosova drejt finales.

83' Ndeshje e fortë.

77' Kosova po feston.

72' Vedat Muriqi e nisi veprimin, Albian Hajdari gjuajti, goditje e të cilit e priti portieri Dobravka, por u kthye të Kreshnik Hajrizi ku me goditje si raketë realizoi nga afërsia në këndin e djathtë të epërm, 2:4.

Sllovakia – Kosova 3:4
Stadiumi "Tehelne pole" në Bratisllavë. 
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: E. Eskas (Norvegjia).

Shënues: Valjent (6'), Haraslin (44') - Hoxha (21'), Asllani (47'), Muslija (60'), Hajrizi (72')..
lKartona të verdhë: Vavro - Hajrizi, Dellova, Hoxha.
Slovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda (Benes 83'), Sauer (Suslov 45'), Strelec dhe Haraslin (Tupta 83'). 
Kosova: Muriç, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha (Emërllahu 90'), Rexhbeçaj, Asllani (Zabërgja  73'), Muslija (Hadërgjonaj  89') dhe Muriqi (Rrahmani 90').

70’ Kosova është në epërsi, afër kalimit në finalen e play-off-it,

64' Kosova po luan hapur e po sulmon.

60’ Futbollisti Florent Muslija ashtu si i ka hije, nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, goditi me mjeshtri në këndin e poshtëm të djathtë duke shoikuar portieri Dubravka, 2:3.

58' Kosova po dhuron lojë të madhe.

53' Kosova shumë më e mirë se rivali.

50' Kosova dëmtohet rëndë për një penallti, një lojtar sllovak luan me dorë, gjyqtari nuk e shikon as VAR-in.

47' Mërgim Vojvoda harkoi me mjeshtri, ndërsa Fisnik Asllani në stilin gjerman shokon vendasit, shënoi me kokë në këndin e epërm të majtë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Minuta e fundit e pjesës së parë. 

44’ Lukas Haraslin (Sllovakia) dëshmon se është një ekzekutues i shkëlqyeshëm i goditjeve të dënimit pasi gjen rrjetën me një gjuajtje nga 20 metra (anash 16-shit) që shkon drejt e në këndin e poshtëm të majtë!

41’ Përkrahje madhe e shqiptarëve në kryeqytetin sllovak, Kosova shumë e mirë,

38’ Lukas Haraslin (Sllovakia) lëshon një gjuajtje të fuqishme nga 16-17 metra dhe topi përplaset në shtyllën e jashtme të djathtë.  

32' Kosova po tregon zemër të madhe, mijëra shqiptarë në Bratisllavë.

27' Lojë fortë.

21' Lojë me rivalitet. Veldin Hoxha me goditje të bukur nga 17 metra e shtang portierin sllovak, topi futet në këndin e poshtëm të djathtë,1:1.

18' Koosva po sulmon por pa sukses deri me tash.

14' Mërgim Vojvpoda i pafat, goditja e tij ndalet nga Dubravka.

10' Kosova në presion të madh, në presion të rezultatit.

6' Mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet e Martin Valjent shënoi me kokë në këndin e epërm të 

3’ Atmosferë e pritet lojë e mirë.

Gjithçka gati.

Kryeministri Albin Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në sport

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetje për Kombëtaren e Kosovës dhe të Shqiprisë para ndeshjeve të rëndësishme që zhvillohen sonte jashtë vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e këtyre përballjeve për tifozët dhe gjithë kombin, duke përmendur ndeshjet mes Kosovës dhe Sllovakisë, si dhe Shqipërisë kundër Polonisë.

“Kosova me Sllovakinë, Shqipëria me Poloninë, të dyja në ndeshjet jashtë vendit, në sytë e gjithë kombit. Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore,” ka shkruar Kurti.

Ai shtoi se ky është një shekull i shqiptarëve edhe në sport, duke theksuar potencialin dhe talentin që po dëshmohet në arenën ndërkombëtare.

“Ëndrrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë. Forca, përpara dhe faleminderit për çdo emocion,” u shpreh ai.

Mesazhi i Kurtit vjen në një moment kur pritshmëritë janë të mëdha për të dyja Kombëtaret në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve ndërkombëtare.

Presidentja Osmani: Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Kombëtares së Kosovës para ndeshjes në Bratislava.

Ajo ka deklaruar se “Dardanët” po luftojnë për një ëndërr që bashkon të gjithë, rrugën drejt Kupa e Botës 2026, duke i ftuar qytetarët të qëndrojnë pranë tyre në këtë sfidë vendimtare dhe të shkruajnë emrin e Kosova në historinë e futbollit.

"Me zemër, me besim dhe me krenari, le të qëndrojmë pranë tyre në këtë sfidë vendimtare.

Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit", ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.

UÇK, UÇK, tri shkronjat e arta dëgjohen edhe në stadium

Kanë mbetur më pak se një orë deri te fillimi i ndeshjes Sllovaki – Kosovë.

Kjo përballje i përket gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026, teksa do të luhet në Bratisllavë.

Në stadiumin “Tehelne pole”, kanë nisur të grumbullohen edhe tifozët e të dy kombëtareve.

Më të zëshëm në këtë fillim duket të jenë ata të Kosovës, kënga e të cilëve jehon në stadium.

Ata dëgjohen duke bërtitur UÇK me të madhe.

Ndeshja Sllovaki – Kosovë nis nga ora 20:45.

Kosova do kërkojë të shkruajë historinë në Sllovaki 

Kosova do kërkojë të shkruajë historinë në Sllovaki ku luan gjysmëfinalen e “play off”.

Takimi me sllovakët nis në orën 20:45.

Formacionet zyrtare janë publikuar, ndërsa ëndërr mbetet kualifikimi në Botëror.

Kosova ka sulm të frikshëm, pasi nga minuta e parë e nisi Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani. Po ashtu në stol qëndrojnë lojtarë me peshë si Zhegrova dhe Rashica.

Sllovakia – Kosova
Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda, Sauer, Strelec dhe Haraslin. 
Kosova: Muriç, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Asllani, Muslija dhe Muriqi.
 

Kosova drejt ëndrrës së madhe

Pengesa e parë e Kosovës në rrugën drejt Kupës së Botës 2026 është Sllovakia.

Dardanët do të luajnë sonte në transfertë ndaj Sllovakisë në Bratislave, ku do të synojnë me çdo kusht të shkojnë në finale, aty ku do të përballen me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.

Sllovakia – Kosova
Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda, Sauer, Strelec dhe Haraslin. 
Kosova: Muriç, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Asllani, Muslija dhe Muriqi.

Dardanët vijnë me dy mungesa të rëndësishme në këtë takim, ku nuk do të jenë të pranishëm dy titullarët e mbrojtjes: kapiteni Amir Rrahmin dhe mbrojtësi tjetër Leon Avdullahu.

Ky është formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Sllovakisë

Gjithçka gati. 

Minutat e ndeshjes po vijnë. 

Drithërima në Sllovaki e Kosovë. 

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte (20.45) me Sllovakinë në ndeshjen e gjysmëfinales së play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror. 

Kosova: Muriç, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Asllani, Muslija dhe Muriqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat