Ndez shpresat e Gjermanisë

Futboll

Ndez shpresat e Gjermanisë

Më: 28 mars 2026 Në ora: 18:39
Florian Virtz

Magjistari i futbollit, Florian Virtz, ka rri tur shpresat për netë magjike të Kupës së Botës te Gjermania.

Me dy gola spektakolarë dhe dy asistime, lojtari i dha ekipit një fitore 4:3 kundër Zvicrës. 79 ditë para fillimit të misionit të Kupës së Botës, mbrojtja e pasigurt i shkaktoi disa dhimbje koke trajnerit Julian Nagelsman në Bazel. Dan Ndoje përfitoi nga seria e parë e gabimeve dhe kaloi vendasit në avantazh.

Pas barazimit të Tah, kombëtarja gjermane, e veshur me fanellën e re blu, mbeti përsëri në disavantazh kur Brel Embolo shënoi.

Gnabri barazoi rezultatin para ish-trajnerit të kombëtares Joakim Lëv.

Pastaj erdhi momenti i parë i madh i Virtz, i cili nga ana e majtë e zonës e dërgoi topin në trekëndësh pa hezitim.

Debutuesi Lenart Karl u aktivizua si zëvendësues për të siguruar fitoren e parë ndaj fqinjëve që nga viti 2008, por Joel Monteiro tronditi kombëtaren gjermane. Vetëm një tjetër moment magjie nga Virtz solli fitoren. Dy muaj e gjysmë para ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, Nagelsman i zbuloi planet e tij. Motoja e tij ishte “të bëhemi gati” për turneun e madh, që do të thotë se formacioni titullar në Bazel do të jetë edhe formacioni bazë Botërorin me 2-3 ndryshime të vogla.

Gjermania humbi shumë raste, ndërsa Zvicra shënoi me rastin e parë. Pas një pasimi të gabuar nga Shloterbek, Granit Xhaka luajti topin në hapësirën e lënë bosh nga Kimish në krahun e djathtë të mbrojtjes.

tje, Ndoje u mbulua vetëm nga Stiler dhe goditja e tij e kapi në befasi portierin Oliver Bauman në shtyllën e parë. Barazimi tregoi rëndësinë e goditjeve standarde në përgatitjet e Nagelsman për turneun

. Pas një goditjeje të shkurtër nga këndi, Virtz harkoi topin në shtyllën e dytë, ku Tah shënoi me kokë me qetësi.

Por mbrojtja, e cila sipas Nagelsman duhej të garantonte “stabilitet” në këtë formacion, mbeti e pasigurt në pak sulmet e Zvicrës. Një tjetër pasim i gabuar nga Shloterbek çoi në golin 1-2.

Por pastaj erdhi Virtz, një moment magjik nga “magjistari” përgatiti golin e Gnabrit për barazimin pak para pushimit.

Pas pushimit, Gjermania vazhdoi të sulmonte dhe krijoi raste të tjera të mira. Në fund, Virtz bëri diferencën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat