Kompany konfirmon lëndimin e Kanes

Futboll

Kompany konfirmon lëndimin e Kanes

Më: 3 prill 2026 Në ora: 15:16
Kompany e Kane

Harry Kane nuk do të jetë prezent në fushë për ndeshjen e Bayernit ndaj Freiburgut.

Kjo pasi që anglezi, ka pësuar një lëndim gjatë grumbullimit të tij me Kombëtaren e Anglisë.

Lajmin për lëndimin e tij e konfirmoi edhe trajneri i Bayernit, Vincent Kompany ku shpreson se anglezi mund të kthehet në superpërballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ndeshja ndaj Freiburgut, do të luhet nesër në “Europa-Park Stadion”, në orën 15:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat