Bayerni spektakolar, humbjen 2:0 e shndërron në fitore në 10 minutat e fundit

Futboll

Bayerni spektakolar, humbjen 2:0 e shndërron në fitore në 10 minutat e fundit

Nga: K.G. Më: 4 prill 2026 Në ora: 17:37
Pamje nga ndeshja

Freiburg është i shokuar për faktin se deri në minutën e 81-të ishin ë epërsi me rezultat 2:0 ndaj Bayern Munihut.

Bayern Munihu spektakolar, për 10 minuta përmbysi gjithçka duke triumfuar me rezultat 2:3 në konak të Freiburgut, në takimin e javës së 28-të të Bundesliga I.

Futbollisti Harry Kane i mungoi shumë sot Bayernit.

Vendasit festën e shndërruan në dëshpërim për faktin se fitoren e kishin në dorë.

Për Freiburg shënuan Manzambi (46'), Holer (71') dhe për udhëtuesit Bischof (81’ e 90+2) e Karl (90+8).

Bayerni kryeson me 73 pikë, ka 11 më shumë se Dortmundi dhe Freiburg është në vend të tetë me 37 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat