Barcelona e Liverpooli tronditen

Futboll

Barcelona e Liverpooli tronditen

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 prill 2026 Në ora: 20:57 Përditësuar në ora: 22:51 më 08.04.2026
Pamje nga ndeshja Barcelona - Atletico

PSG e Atletico bëjnë një hap drejt gjysmëfinales

Barcelona dhe Liverpooli tronditen në ndeshjet e para të çerekfinales së Champions League në futboll.

Barcelona si vendase mposhtet me rezultat 2:0 nga Atletico Madridi, ndërsa Liverpooli ka pësuar humbje në Paris me 2:0 nga kampioni në fuqi i Evropës, PSG.

Rezultatet – ndeshjet e para
Barcelona - Atletico 0:2 (0:1)
PSG – Liverpool 2:0 (1:0)
Real – Bayern 1:2 (0:1)
Sporting – Arsenali 0:1 (0:0)

Në minutën e 44-të, Barcelona mbetet pa një futbollist në fushë. Pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari sinjalizon anulimin e kartonit të verdhë, por e ndëshkoi direkt me të kuq futbollistin Pau Cubarsi (Barcelona).

Në minutën e 45-të, Julian Alvarez (Atletico Madrid) ka shënuar eurogol nga goditja e dënimit prej rreth 20 metrave, topi shkoi në këndin e sipërm të majtë, 0:1.

Në minutën e 53-të Muso dhe traversa i mohojnë golin nga goditja e dënimit Rashfordit. 

Në minutën e 71-të, Alexander Sorloth (Atl. Madrid) ka shënuar nga afërsia për rezultatin 0:2.

PSG ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Liverpoolit.

Në minutën e 11-të Desire Doue (PSG) bën një sllallom brilant para duke kaluar disa mbrojtës dhe gjuan nga 16-shi por topi devijohet dhe përfundon në rrjetë, 1:0.

Në minutën e 65-të, Joao Neves asistoi për Khvicha Kvaratskhelias i cili shënon për 2:0.

Ndeshjet e kthimit luhen në javën e ardhshme.

Atletico feston

(E plotësuar) - 89' Achraf Hakimi (PSG) dërgon një pasim të ulët në zonë, drejt Nuno Mendes. Megjithatë, ai merr një prekje më shumë seç duhet dhe e humb topin nga një prej mbrojtësve.

86' Khvicha Kvaratskhelia (PSG) kërkon të çlirohet, por një lojtar kundërshtar e largon topin.

Rezultatet
Barcelona - Atletico 0:2 (0:1)
PSG – Liverpool 2:0 (1:0)

81' Joao Cancelo (Barcelona) lëshon një gjuajtje të fortë që bllokohet nga një mbrojtës.

79' Arne Slot vendos të bëjë një zëvendësim. Dominik Szoboszlai do të zëvendësohet nga Curtis Jones (Liverpool).

71’ Gol! Alexander Sorloth (Atl. Madrid) arriti ta kalojë topin përtej portierit, 0:2.

65’ Joao Neves asiston për Khvicha Kvaratskhelias i cili shënon për 2:0.

Rezultatet
Barcelona - Atletico 0:2 (0:1)
PSG – Liverpool 2:0 (1:0)

62' Achraf Hakimi (PSG) pason topin nga 16-shi për të gjetur shokun e tij të skuadrës, i cili është në një pozicion të mirë për të shënuar, por mbrojtësi bllokon pasimin dhe e dërgon topin në vend të sigurt. 

54' Hugo Ekitike (Liverpool) detyrohet të ndalojë vrapimin e tij përpara pasi u kap në pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor.

53′ Muso dhe traversa i mohojnë golin nga goditja e dënimit Rashfordit. Pa fat katalanasit.

51' Ousmane Dembele (PSG) rrëshqet një pasim përpara, por njëri nga mbrojtësit e pret atë.

49' Dominik Szoboszlai pason te Hugo Ekitike (Liverpool), por ai gjuan me shpejtësi nga 16-shi, e cila shkon shumë larg shtyllës.

Përfundojnë pjesët a para.

45’ Julian Alvarez (Atletico Madrid) ka shënuar eurogol nga goditja e dënimit prej rreth 20 metrave, topi shkoi në këndin e sipërm të majtë.

44' Pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari sinjalizon se kartoni i verdhë është anuluar, por e ndëshkon me të kuq, Pau Cubarsi (Barcelona).

41' Marcus Rashford (Barcelona) lëkundet në këndore, por topi largohet lehtësisht.

37’ Desire Doue (PSG) merr një pasim të saktë dhe e gjen veten një kundër një me portierin. Ai gjuan ulët drejt anës së majtë të portës, por Giorgi Mamardashvili kërcen për ta penguar.

36' Dominik Szoboszlai (Liverpool) dërgon një top të gjatë nga goditja e dënimit, i cili pritet nga Matvey Safonov.

33’ Duket se gjuajtja nga distanca e Gerard Martin (Barcelona) do të përfundonte në rrjetë, por goditja shkoi jashtë shtyllës së majtë. Portieri pati mjaft fat këtë herë.

32' Khvicha Kvaratskhelia (PSG) lëshon një gjuajtje me volej të mirë drejt portës, por portieri ia ndalon.

31’ Marcus Rashford (Barcelona) pati një mundësi të artë. Ai gjuajti me volej nga afërsia me pikë drejt anës së djathtë të portës, por Juan Musso ishte vigjilent dhe bëri një pritje të mrekullueshme

24'  Mund të kishte qenë një shans i mirë për të shënuar! Achraf Hakimi (PSG) nuk arrin ta lirojë Khvicha Kvaratskhelia-n me një pasim, ndërsa mbrojtja është vigjilente dhe largon topin.

18' Një gol i Marcus Rashford (Barcelona) është anuluar për shkak të pozicionit jashtë loje!

14' Dominik Szoboszlai (Liverpool) e dërgon topin nga goditja e dënimit nga distanca, por lojtari i parë e largon topin.

11'Desire Doue (PSG) bën një sllallom brilant përpara duke kaluar disa mbrojtës dhe gjuan nga 16-shi por topi devijohet dhe përfundon në rrjetë.

10' Mbrojtja e pati të vështirë të bllokonte goditjen e Desire Doue (PSG). 

6' Julian Alvarez (Atl. Madrid) kaloi disa mbrojtës brenda zonës dhe u përpoq të shënonte ulët në mes të portës, por pa sukses.

5' PSG kontrollon ritmin e ndeshjes duke shkëmbyer disa pasime të sakta dhe të shkurtra.

4' Marcus Rashford (Barcelona) gjuan portieri e pritë mirë

3' Ndeshje të nxehta.

Gjithçka gati.

Flick dhe Simeone nuk lënë vend për befasi

Barcelona dhe Atletico do të takohen sonte në “Camp Nou” në çerekfinalen e parë të Champions League. Katalanasit vijnë me disa mungesa në këtë takim si Andreas Christensen, Frenkie de Jong, Marc Bernal dhe Raphinha, të dëmtuar.

Mungesa kanë dhe “Colchoneros” po për shkak dëmtimesh: Pablo Barrios, Jan Oblak, Jonny Cardoso dhe Jose Maria Gimenez.

Të dy ekiept duhet të bëjën kujdes, pasi Atletico ka 7 lojtarë që rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e kthimit, nëse ndëshkohen sot me të verdhë. Rreziku qëndrone dhe për trajnerin Diego Simeone. Te Barcelona rrezikojnë vetëm 4 lojtarë.

Barcelona XI: Joan García; Eric García, Cubarsí, Gerard Martín, Koundé; Dani Olmo, Pedri; Cancelo, Lamine Yamal, Rashford; Lewandowski

Atletico XI: Musso; Molina, Hancko, Le Normand, Ruggeri; Marcos Llorente, Koke, Giuliano, Griezmann, Lookman; Julián Álvarez.

Barcelona – Atletico Madrid, formacionet zyrtare!

Barcelona – Atletico Madrid, formacionet zyrtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Kjo është e vlefshme për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Dueli i parë luhet në “Camp Nou”, kurse ai i kthimit në Madrid.

PSG – Liverpool, publikohen formacionet zyrtare!

PSG – Liverpool, publikohen formacionet zyrtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Liverpool.

Kjo është e vlefshme për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Dueli i parë luhet në “Parkun e Princave”, kurse ai i kthimit në “Anfield”.

Një duel i fortë mes dy rivalëve spanjollë

Në mbrëmjen e sotme, vëmendja e futbollit europian zhvendoset në Camp Nou, ku Barcelona pret Atlético Madrid në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League.

Një duel i fortë mes dy rivalëve spanjollë, që vjen i shoqëruar me mungesa të rëndësishme dhe tension për kartonët.

Skuadra katalanase do të duhet të bëjë pa disa nga emrat kryesorë. Andreas Christensen, Frenkie de Jong, Marc Bernal dhe Raphinha janë jashtë për shkak dëmtimesh, duke kufizuar alternativat në repartet kyçe.

Nga ana tjetër, edhe madrilenët e Diego Simeone vijnëme mungesa. Pablo Barrios, Jan Oblak, Jonny Cardoso dhe José María Giménez nuk janë në dispozicion për këtë përballje.

Përveç dëmtimeve, një tjetër faktor që mund të ndikojë në strategjinë e ndeshjes është rreziku i pezullimeve. Tek Atletico Madrid janë plot 7 lojtarë në “fije të perit”, të cilët do të mungonin në sfidën e kthimit nëse ndëshkohen me karton të verdhë. Në këtë listë përfshihet edhe vetë trajneri Diego Simeone. Ndërkohë, te Barcelona situata është më e qetë, me vetëm 4 futbollistë që rrezikojnë pezullimin.

Formacionet zyrtare

Barcelona (4-2-3-1):

Joan García; Eric García, Cubarsí, Gerard Martín, Jules Koundé; Dani Olmo, Pedri; Cancelo, Lamine Yamal, Rashford; Robert Leëandoëski.

Atletico Madrid (4-4-2):

Musso; Nahuel Molina, Hancko, Robin Le Normand, Ruggeri; Marcos Llorente, Koke, Giuliano, Antoine Griezmann, Lookman; Julián Álvarez.

Dueli i parë luhet në “Camp Nou”

Formacionet zyrtare: Barcelona - Atletico Madrid!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Kjo është e vlefshme për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Dueli i parë luhet në “Camp Nou”, kurse ai i kthimit në Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat