Kosova U19 e femrave nis mbarë kualifikueset, mposht thellë Moldavinë

Futboll

Kosova U19 e femrave nis mbarë kualifikueset, mposht thellë Moldavinë

Më: 12 prill 2026 Në ora: 13:40
Kosova U19

Kosova U19 e femrave e ka nisur në mënyrë bindëse grupin kualifikues për Kampionatin Evropian.

“Dardanet” mposhtën Moldavinë, me rezultat të thellë 6-0 duke treguar dominancë gjatë tërë lojës.

Golat u shënuan nga Januzi dhe Meha me nga dy gola, ndërsa po ashtu shënuan edhe Lecaj dhe Sinani.

Kosova, ndeshjen e radhës do ta zhvillojë pas 3 ditësh ndaj Lituanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat