Shkëmbi në ankth

Futboll

Shkëmbi në ankth

Më: 14 prill 2026 Në ora: 11:06
Pamje

Struga u mposht ditën e djeshme në shtëpi nga Tikves me shifrat 1-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të ligës maqedonase.

Por, momenti më drithërues ishte pas minutës së 60-të.

Mbrojtësi i ekipit strugan, Pape Fall ra pa ndjenja në momentin që hyri në fushë si zëvendësues, por u përmend dhe insistoi të vazhdonte ndeshjen.

Por vetëm disa minuta më vonë, ai ra përsëri pa ndjenja.

Kjo situatë alarmoi dhe krijoi ankth jo pak edhe te trajneri i Strugës, Bledi Shkëmbi. Kështu, ambulanca u detyrua që të futej në fushë dhe ta transportonte futbollistin drejt spitalit të qytetit të Strugës.

Ndërkohë që vetë klubi shqiptar, ka reaguar duke bërë të ditur se gjendja e Fall është e mirë dhe stabël.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat