Neuer: Reali, gjithmonë kundërshtar i fortë

Futboll

Neuer: Reali, gjithmonë kundërshtar i fortë

Më: 14 prill 2026 Në ora: 18:39
Manuel Neuer

Portieri i Bayern, Manuel Neuer ka komentuar në funksion të ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit.

Që do të luhet të mërkurën në Fußball Arena München. Skuadra gjermane fitoi në ndeshjen e parë në Madrid me rezultatin 2-1 dhe në shtëpi do të ketë avantazhin e një goli si dhe mbështetjen e tifozëve, por për Neuer ndeshja mund të shkojë në çdo drejtim.

“Kemi vetëm një gol epërsi dhe ndeshja mund të shkojë në çdo drejtim. Real Madridi është gjithmonë kundërshtar i fortë dhe kërkues, por ne kemi një avantazh të lehtë dhe gjithashtu kemi avantazhin e një atmosfere të veçantë në shtëpi.

Pozicioni ynë fillestar është i mirë, por nuk mund të bëhemi të vetëkënaqur, sepse kemi parë në të kaluarën se si Reali mund të sulmojë”.

“Do të ishte e mrekullueshme të fitonim përsëri Ligën e Kampionëve, sigurisht, por gjithçka kërkon kohë dhe ne jemi një punë në vazhdim.

Po përmirësohemi me Vincent Kompany dhe kjo reflektohet në energjinë dhe motivimin e ekipit.

Duhet të përqendrohemi në bërjen e punës sonë dhe në shfaqjen e më të mirës”.

“Nuk mendoj se ka ndryshuar shumë që nga viti 2012 (kur Bayern mundi Realin me penallti në gjysmëfinale) i njeh lojtarët e kundërshtarit dhe preferencat e tyre gjithashtu

. Analiza ndodh paraprakisht. Por si portier, duhet të zhvillosh ndjenjën tënde për atë që po ndodh në kokën e kundërshtarit.

Kjo është ajo ndaj së cilës përpiqem të reagoj. Funksionoi atëherë, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të funksionojë çdo herë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat