Interi kurrë më afër titullit

Futboll

Interi kurrë më afër titullit

Nga: K.G. Më: 17 prill 2026 Në ora: 22:34
Interi

Interi ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Cagliarit, në kuadër të javës së 33-të në Serie A në futboll.

Zikaltrit janë afër titullit të kampionit, pasi që kanë një epërsi të madhe ndaj ndjekësve.  

Thuram në minutën e 52-të, Barealla në atë të 56-tën dhe Zielinski (90+'2) – realizuan për fitoren e madhe. 

Interi kryeson me 78 pikë, ka 12 më shumë se Napoli në pozitën e dytë, por kjo e fundit ka një takim më pak.

Cagliari është në vend të 16-të me 33 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat