Robert Lewandowski te Liverpuli!?

Futboll

Robert Lewandowski te Liverpuli!?

Më: 18 prill 2026 Në ora: 11:28
Robert Lewandowski

Skuadra e Liverpulit ka pasur probleme me fazën ofanzive gjatë këtij sezoni.

Me lëndimin e Hugo Ekitike, i cili do të jetë jashtë fushave për së paku nëntë muaj, sulmi i ”The Reds” do të ketë krizë edhe sezonin e ardhshëm.

Trajneri, Arne Slot mund të përballet me probleme tjera nëse nuk transferon sulmues cilësor gjatë afatit kalimtar veror.

Ish-futbollisti i Liverpulit, Joe Cole ka rekomanduar transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowski.

Sipas tij, polaku ka cilësitë e duhura dhe mund të jetë kandidati i përsosur për të përforcuar sulmin.

“Nëse Arne Slot e mban punën e tij te Liverpooli, duhet të shkoni dhe të merrni një sulmues tjetër. Do t’ju duhet dikush që mund të vijë dhe të ndihmojë me mungesën e Ekitikes , veçanërisht nëse ata kualifikohen për Ligën e Kampionëve.

Dikush si Robert Lewandowski në moshën 37-vjeçare, për shembull. Ai mund të jetë i tunduar nga sfida dhe gjithashtu nga fakti që ende mendon se është më i mirë se Alexander Isak dhe mund të futet në ekip. Ai mund të luajë lehtësisht 30 ndeshje.”, ka deklaruar Cole.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat