Bayern po punon

Futboll

Bayern po punon

Më: 19 prill 2026 Në ora: 17:17
Newcastle

Bayern po punon që tani për merkaton e verës.

Plani i drejtuesve bavarezë është të bëjnë goditjet e duhura përpara nisjes së Kampionatit Botëror, ku lojtarëve u rritet vlera.

Rekordmenët e Bundesligës duan të shfrytëzojnë krizën e Newcastle për të bërë një afrim dinjitoz.

Objektivi primar është Gordon, i cili mund të luajë si sulmues krahu dhe si qendërsulmues.

Nuk përjashtohet mundësi që të huazohet sulmuesi Woltemade, i cili vjet kërkohej nga Bayern, por zgjodhi klubin e Premier League.

Plani tjetër i Bayern është krahu i djathtë i mbrojtjes. Givairo Read i Feynoord duket 99% gati për të veshur fanellën bavareze. Ai kushton 30-35 mln euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat