Gvozdenoviq: Do luftojmë për qytetin dhe për fanellën

Futboll

Gvozdenoviq: Do luftojmë për qytetin dhe për fanellën

Më: 21 prill 2026 Në ora: 17:24
Ivan Gvozdenoviq

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviq ka folur për mediat në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Shqipërisë kundër Egnatias, që do të luhet nesër në orën 19:00 në Elbasan Arena dhe do të transmetohet në RTSH. Barazimi 1-1 në Rrogozhinë ka lënë të hapur kualifikimin, por trajneri i verdhebluve beson se Elbasani do të shkojë në finalen e madhe, ndonëse kundërshtari meriton respekt.

“Pas ndeshjes së parë kundër Egnatias në Rrogozhinë, e thashë se kualifikimi do vendoset në ndeshjen në Elbasan. Erdhi dita, nesër përballë Egnatias. Patjetër një ndeshje që është prapë e hapur.

Do presim një ndeshje shumë të fortë dhe të bukur. Kundër një kundërshtari të fortë si Egnatia, që ka shumë cilësi brenda skuadrës, është ndeshje e hapur. Me shumë gola dhe interesante

. Dhe nesër prapë do presim një ndeshje të bukur, pastaj kush është më e mirë do kalojë në finale.

Nesër mund të shkojë me shtesa, me penallti. Ne jemi gati për nesër, çunat janë gati dhe situata është e mirë.

Ne do bëjmë maksimumin, si gjithmonë. Do luftojmë për qytetin, fanellën dhe Elbasanin.

Kjo është e sigurtë, kjo është detyra jonë. Pastaj të tjerat i dini, do presim pak dhe fusha do i tregojë të gjitha. Bashkë me tifozë, jam pozitiv dhe do zoti dalim mirë”, ka thënë mes të tjerash Gvozdenoviq..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat