Tronditet Barcelona

Futboll

Tronditet Barcelona

Më: 23 prill 2026 Në ora: 15:01
Yamal e Flick

Barcelona njoftoi zyrtarisht dëmtimin e Yamal pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Celta (1-0). Klubi dhe federata po ndjekin nga afër gjendjen e talentit, duke qenë se në verë zhvillohet Botërori dhe ai konsiderohet ylli kryesor i Spanjës.

Sulmuesi blaugrana ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë, që ndodhi gjatë ekzekutimit të penalltisë për 1-0, fitore që forcoi kryesimin në La Liga me +9 pikë, 6 ndeshje nga fundi.

Sipas klubit: “Analizat konfirmuan se lojtari i ekipit të parë ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë.

Lojtari do të ndjekë trajtim konservativ. Yamal do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit dhe pritet të jetë gati për Botërorin”.

Për trajnerin Hansi Flick është një goditje e rëndë, pasi Barcelona humbet yllin e saj në fazën vendimtare.

Edhe pse titulli duket afër, me 9 pikë avantazh ndaj Real Madridit, skuadra ka ende ndeshje të rëndësishme, përfshirë “El Clásico” më 10 maj.

Sa i përket kombëtares, situata është më optimiste. Yamal pritet të rikthehet në kohë dhe mund të luajë edhe miqësoret përgatitore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat