Dortmund rigjen fitoren

Futboll

Dortmund rigjen fitoren

Më: 26 prill 2026 Në ora: 19:59
Dortmund

Pas dy humbjeve rresht, Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja duke mposhtur me rezultatin e pastër 4-0 në shtëpi Freiburgun.

Verdhezinjtë gjetën avantazhin që në minutën e 7-të, me Maximilian Beier, i cili gjeti golin pas asistit të Ramy Bensebaini.

Në minutën e 13-të, Julian Brandt kroson në zonë, i zakonshmi Serhou Guirassy dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 31-të, Ramy Bensebaini shënon me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Dortmund.

Në minutën e 87-të, Fabio Silva vulos fitoren 4-0, me golin e tij.

Pas kësaj fitoreje, Dortmund siguron matematikisht vendin në Champions League për vendin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat