Achraf Hakimi në dyshim për ndeshjen e kthimit

Futboll

Achraf Hakimi në dyshim për ndeshjen e kthimit

Më: 29 prill 2026 Në ora: 17:07
Pamje nga ndeshja

Futbollisti nga Maroko, Achraf Hakimi është në dyshim për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munchen.

Siç raportohet, mbrojtësi i PSG-së ka pësuar një lëndim muskular mbrëmë gjatë ndeshjes.

Në rast se nuk ia del të rikthehet, në vendin e tij pritet të luajë mesfushori, Warren Zaire-Emery.

Kujtojmë që PSG-së mbrëmë fitoi me spektakël 5:4 ndaj Bayernit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat