Ofertë për titullarin e Realit

Futboll

Ofertë për titullarin e Realit

Më: 30 prill 2026 Në ora: 14:00
Rudiger e Vinicius

Antonio Rudiger ka një ofertë për të filluar aventurë të re në edicionin e ri.

Mbrojtësi i Realit ndërkohë është në dilemë, nëse duhet të rinovojë te madrilenët ku kontrata po i përfundon.

Reali po kalon situatë delikate sa i përket prapavijës. Eder Militao do i nënshtrohet operacionit, ndërsa Raul Asencio është drejt largimit.

Për këtë, Rudiger mund të mbetet te Reali. 33-vjeçari tashmë i ka lënë pas problemet fizike.

Përforcimet në merkaton e verës mbeten të nevojshme. Reali ka vuajtur jo pak në prapavijë dhe pikërisht në qendër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat