Interi ka gati përforcimin e parë

Futboll

Interi ka gati përforcimin e parë

Më: 30 prill 2026 Në ora: 18:56
Interi

Guglielmo Vicario pritet të jetë përforcimi i parë që Inter do të bëjë në verë.

Klubi zikaltër ka rënë dakord për kushtet personale me portierin italian dhe tani pritet të gjehet gjuha e përbashkët me Tottenham.

Vicario është nën kontratë me klubin londinez deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh.

29-vjeçari do të jetë pasuesi i Yann Sommer, zvicerani do të largohet si lojtar i lirë.

Përveç transferimit të Vicario që tashmë mund të quhet i sigurt, Inter po punon për të bërë përforcime edhe në repartë të tjera.

Po ashtu nga zikaltrit pritet të ketë disa largime, për të hapur vendin e nevojshëm për nënshkrimet e reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat