Fiksimin pas Neymarit

Futboll

Fiksimin pas Neymarit

Më: 1 maj 2026 Në ora: 16:14
Joao Pedro dhe talenti i ri Estevao

Dy “yjet” e Chelseat - fiksimi pas Neymarit!

Ndikimi i Neymarit te brezi i ri i futbollistëve brazilianë mbetet i jashtëzakonshëm, gjë që e konfirmojnë edhe Joao Pedro dhe talenti i ri Estevao.

Në një rrëfim të fundit, dyshja ka treguar se si ylli i “Seleçaos” ka qenë idhulli i tyre i fëmijërisë, deri në atë pikë sa dëshironin të kopjonin çdo detaj të tij, nga stili i flokëve e deri te këpucët e futbollit.

Për ta, Neymar nuk ishte thjesht një lojtar, por një ikonë që frymëzoi ëndrrat e tyre për të arritur në nivelet më të larta të futbollit botëror, duke dëshmuar trashëgiminë që ai po lë te pasardhësit e tij në fushën e blertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat