Arsenal kundër

Futboll

Arsenal kundër

Më: 1 maj 2026 Në ora: 17:02
Declan Rice

Arsenali barazoi 1:1 ndaj Atletikos së Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “UEFA Champions League”. Por ishte një episod i një penalltie të paakorduar, që po diskutohet shumë pas ndeshjes së luajtur në “Metropolitano”.

Ebereçi Eze pësoi një shkelje në zonën e 16- metërshit, saktësisht në minutën e 78-të.

Fillimisht, gjyqtari holandez Makelie vërshëlleu për penallti, por ja që i thirrur nga sistemi VAR… ai e anuloi vendimin e marrë në fushë, duke lënë gjithçka në shifrat 1-1 deri në fund! Mesfushori dhe një nga pikat kyç të skuadrësi angleze,

Declan Rice u shpreh i indinjuar, duke thënë se ajo ishte penallti e pastër. Mirëpo, në mënyrë suprizë, mendon se në vendimin e gjyqtarit ndikuan tifozët.

“Rasti i Eze është penallti e pastër. Nuk e di se si nuk u dha.

Mendoj se tifozët ndikuan në vendimin dhe ia ndryshuan mendimin gjyqtarit”, u shpreh Rajs.

ARTETA – Edhe Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur me zemërim të thellë për episodin e penalltisë së dhënë për skuadrën e tij dhe më pas të hequr nga VAR-i, në gjysmëfinalen e parë kundër Atletiko Madrid në Champions League. Një vendim i pakonceptueshëm, sipas tij.”E pranoj penalltinë që vendosën të japin kundër nesh, por nuk mund të pranoj penalltinë që na hoqën me VAR.

Arbitri vendosi ta anulojë atë penallti, është e pakonceptueshme. E pa tri herë dhe vendosi ta heqë. Është çështje uniformiteti, mbi të gjitha nëse shohim atë që ndodhi në ndeshjen Paris SG-Bajern i Mynihut. Eshtë një gol i hequr, me shumë mundësi vendimtar për të shkuar në finale”, – ka thënë trajneri spanjoll i Arsenalit. Ndeshja Atletiko Madrid Arsenal përfundoi me rezultatin 1-1, ku të dy golat u shënuan nga pika e bardhë e 11-metërave.

Gjithçka ka mbetur e hapur për sfidën e kthimit në Angli. Kujtojmë që ndeshja e dytë dhe ajo vendimtare luhet të martën në “Emirates” të Londrës dhe përcakton finalistin e Ligës së Kampionëve, që do të ndeshet me fituesen e Bajern-PSG.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat