Guardiola bën ironi

Futboll

Guardiola bën ironi

Më: 1 maj 2026 Në ora: 17:58
Josep Guardiola

Të martën në mbrëmje Josep Guardiola ka qenë mes atyre pak personave, të cilët kanë humbur spektaklin që ofroi ndeshja mes PSG-së dhe Bayern-it.

Fakti se City i tij nuk kishte asnjë impenjim në fushë nuk ka lënë shumë justifikime për trajnerin, spanjoll, i cili atë mbrëmje ishte shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjen Stockport-Port Vale.

“Pashë kalendarin dhe kur vura re takimin PSG-Bayern i thash vetes: Ndeshje e dobët, me menaxherë m… dhe lojtarë të dobët”, iu përgjigj Guardiola gazetarit që e pyeti sot se përse ishte në shkallët e “Edgeley Park”.

Më pas trajneri i City-t la ironinë dhe sqaroi:

Dashuroj futbollin anglez dhe prandaj shkova atje. Ndeshjen mes PSG-së dhe Bayern-it e ndoqa ritransmetim kur u ktheva dhe e shijova me një gotë verë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat