Ndizen debatet pas sfidës epike

Futboll

Ndizen debatet pas sfidës epike

Më: 1 maj 2026 Në ora: 19:21
Kovaç

Një ndeshje spektakolare i jep trajnerit Kovaç te Dortmund mundësinë të flas për balancën mes mbrojtjes dhe sulmit dhe kështu për një ndryshim krahasuar me ekipet e tjera të mëdha.

Shembulli me sa duket nuk u zgjodh rastësisht. “Nuk mund t’i fitosh të gjitha ndeshjet 5-4,” tha Kovaç të enjten, ndërsa filozofonte mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe sulmit.

Është e qartë se ndeshja spektakolare mes PSG dhe Bajernit dy ditë më parë e kishte tërhequr vëmendjen e trajnerit të Dortmundit.

Megjithatë, Kovaç zbuloi se e kishte parë ndeshjen nga “dy këndvështrime”: “Së pari, nga këndvështrimi i një spektatori neutral, ishte sensacionale, më pëlqeu, sidomos në aspektin ofensiv. Por kur e shikon si trajner, nuk e di si do të më rrihte zemra.”

Sepse të pësosh pesë apo katër gola është “paksa shumë”, të paktën për sa i përket BVB, e cila, pavarësisht suksesit në kampionat, nuk mund të krahasohet me këto dy skuadra që Kovaç i quan një “produkt të nivelit të lartë”. Edhe para ndeshjes të së dielës kundër Borusia Mynçengladbah, fokusi mbetet kryesisht te vetë skuadra, edhe pse problematikat janë të ngjashme. Sa lojë sulmuese mund të përballoj një mbrojtje solide? Ai mund t’i kuptoj ata “që thonë: Sulmi është i rëndësishëm.

Dhe këtë duam edhe ne. Duam të shënojmë shumë gola.” Por BVB dëshiron edhe të pësoj sa më pak gola të jetë e mundur. Dhe tabela e mbështet qasjen e Kovaç në këtë drejtim. “Nëse e shikon, vëren se ekipet kryesore, me përjashtim të Bajernit, kanë shënuar të gjitha rreth 60 deri në 65 gola. Diferenca mes nesh dhe ekipeve pas nesh është numri i golave që kemi pësuar,” shpjegon trajneri.

“Dhe kjo tregon në fund se sa e rëndësishme është të kesh një balancë të mirë. Na duhen situata presioni, sidomos në stadiumin tonë. Këtë e treguam kundër Frajburgut.

Ata ushtruan presion, Serou i pari dhe më pas lojtarët pas tij,” shpjegoi trajneri, duke theksuar nevojën për një performancë të mirë: “Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë pa top, atëherë do të kemi shumë më tepër mundësi përpara, do të fitojmë topin më lart në fushë dhe si rrjedhojë do të kalojmë mirë në sulm.”

Më pas krijohen ndeshje si ajo kundër Frajburgut, të cilën Kovaç e përshkroi si “një nga më të mirat e këtij sezoni”, sepse “ishte shumë dominuese, shumë intensive, shumë agresive. Ne mbrojtëm lart në fushë, e mbajtëm kundërshtarin larg portës sonë, luajtëm shumë mirë në aspektin futbollistik dhe krijuam disa situata shumë të mira.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat