Salah mungon në ndeshjen ndaj Manchester United

Futboll

Salah mungon në ndeshjen ndaj Manchester United

Më: 1 maj 2026 Në ora: 19:37
Salah

Liverpooli do të zbresë në fushë pa yllin e tij kryesor, Mohamed Salah, në derbin e madh të Anglisë kundër Manchester United, që do të luhet këtë të diel.

Mungesa e “Faraonit” është konfirmuar nga vetë trajneri Arne Slot, duke shuar shpresat e tifozëve për ta parë sulmuesin në “Old Trafford”.

Megjithatë, Slot bëri me dije se Salah pritet të rikthehet përpara mbylljes së sezonit për të marrë përshëndetjen e fundit nga publiku i “Anfield”.

Përveç rivalitetit historik, kjo përballje e javës së 35-të ka një rëndësi jetike për renditjen, pasi të dyja skuadrat luftojnë për një vend në Champions League.

Aktualisht, “Djajtë e Kuq” mbajnë vendin e tretë me 61 pikë, ndërsa Liverpooli renditet i katërti me 58 pikë, po aq sa Aston Villa e vendit të pestë.

Në ndeshjen e fazës së parë, Manchester United triumfoi 2-1 në “Merseyside” falë një goli të Harry Maguire në minutat e fundit, çka e shton edhe më shumë presionin mbi ekipin e Slot për të kërkuar hakmarrjen pa liderin e tyre ofensiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat