Milani po mendon për përforcimin në edicionin e ardhshëm. Rikthimi në Champions duket objektiv thuajse i arritur, ndërsa drejtuesit po punojnë për merkaton e verës.
Leon Goretzka është projektuar për mesfushën, teksa pas këtij sezoni e mbyll me Bajernin. “Corriere dello Sport” tregon se oferta e Milanit është për kontratë 3-vjeçare me 5 milionë euro pagë për sezon plus bonuset.
Igli Tare është po ashtu pas një tjetër mesfushori. Ismael Kone quhet lojtari 23-vjeçar, që ka bërë mjaft mirë me Sasuolon.
Për Konen duhet paguar një shumë e konsiderueshme. Mbi 10 milionë euro janë paguar për kartonin e tij te Marseja, për këtë nuk do të jetë transferim i lehtë.