Bisedimet mes Bajernit dhe Nojerit për një zgjatje kontrate më në fund kanë nisur.
Pyetja e madhe është: sa do të fitoj në të ardhmen ikona e portës?
Kjo çështje raportohet se është në qendër të diskutimeve mes këshilltarit të Nojerit dhe përfaqësuesve të Bajernit.
Aktualisht, Nojer fiton rreth 20 milionë euro në vit në Mynih, duke qenë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Kjo shumë pritet të ulet, pasi 40 vjeçari do të duhet të ndaj më shumë minuta me pasardhësin e tij të parashikuar, Jonas Urbig, dhe kështu, në praktikë, do të ketë një rol më të kufizuar.
Megjithatë, sipas raportimeve, Bajerni do të marrë në konsideratë kontributin e Nojerit në klub si dhe rolin e tij si lider. Madje, thuhet se paga e tij mund të mbetet e pandryshuar në atë që ka shumë gjasa të jetë viti i fundit i kontratës.