Në javën e 30-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, Vardari nga Shkupi bëri një hap të madh drejt titullit, pasi fitoi me rezultat 0:2 në transfertë ndaj Bashkimit.
Ndeshja u luajt në Gostivar pasi që fusha në Kumanovë është e pezulluar.
Skuadra nga Shkupi kaluan në epërsi shumë herët, me golin e Zakariq në minutën e 8-të, ndërsa Nikollov në minutën e 45-të thelloi fitoren.
Ndeshja u shënua edhe nga një moment i pakëndshëm, kur një tifoz i ekipit vendas ra nga tribunat. Ekipi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe personi u dërgua me autoambulancë jashtë stadiumit.
Vardari kryeson me 74 pikë, ka 6 më shumë se Shkëndija dhe Bashkimi renditet në vend të gjashtë me 40 pikë.