Vora mposht kryesuesit e Elbasanit

Futboll

Vora mposht kryesuesit e Elbasanit

Më: 2 maj 2026 Në ora: 20:03
Pamje nga ndeshja

Vora ka mposhtur me rezultatin 4-2 kryesuesit e Elbasanit, në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të kampionatit. Daka, Luis Felipe dhe Karrica (2 gola) shënojnë për vendasit, ndërsa Boje dhe Bunjaku realizojnë për miqtë.

Vendasit kalojnë shumë shpejt në avantazh me Dakën. Miqtë barazojnë shifrat, por pas verifikimit në VAR goli anulohet për pozicion jashtë loje.

Elbasani barazon rezultatin sapo fillon pjesa e dytë me Boje. Luis Felipe kalon në avantazh Vorën, por festa e vendasve zgjat shumë pak, pasi miqtë barazojnë me Bunjakun në aksionin pasardhës.

Karrica merr rolin e protagonistit në minutat e mbetura, pasi shënon 2 gola, që i japin fitoren skuadrës së tij.

Vora triumfon 4-2 dhe ngjitet në kuotën e 38 pikëve. Elbasani pavarësisht humbjes ruan vendin e parë në klasifikim, pasi edhe Vllaznia ka humbur ndeshjen respektive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat