Entuziazëm tek Interi para ndeshjes ndaj Parmës

Futboll

Entuziazëm tek Interi para ndeshjes ndaj Parmës

Më: 3 maj 2026 Në ora: 20:43
Pamje

Atmosferë elektrizuese është krijuar mbrëmjen e sotme jashtë Stadio Giuseppe Meazza, ku mijëra tifozë të Interit janë mbledhur për të pritur autobusin e skuadrës para sfidës ndaj Parmës.

Në momentin e mbërritjes së ekipit, entuziazmi shpërtheu mes tifozëve, të cilët ndezën flakadanë dhe fishekzjarre, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke shoqëruar lojtarët me thirrjet “do ta fitojmë titullin”.

Interit i mjafton vetëm një pikë për të siguruar matematikisht titullin kampion në Serie A dhe për të fituar “titullin” e 21-të në historinë e klubit.

Entuziazmi është edhe më i madh për shkak të simbolikës së kësaj ndeshjeje: zikaltërit nuk e kanë fituar kampionatin përpara tifozëve të tyre prej 38 vitesh, duke e bërë këtë mbrëmje edhe më të veçantë për mijëra mbështetësit që kanë mbushur zonën përreth stadiumit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat