Tottenhami fiton në Birminhgam

Futboll

Tottenhami fiton në Birminhgam

Nga: K.G. Më: 3 maj 2026 Në ora: 22:05
Tottenhami

Tottenhami ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj Aston Villës nga Birminghami, duke dalë kështu nga zona e kuqe në Premier League.

Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ku Spurs dominuan plotësisht. 

Futbollisti Callagher realizoi në minutën e 12-të me një goditje të saktë, ndërsa Richarlison dyfishoi epërsinë në minutën e 26-të pas një krosimi të mirë.

Tottenham krijoi edhe raste të tjera, por portieri Emiliano Martínez shpëtoi vendasit nga një humbje më e thellë.

Në pjesën e dytë ritmi ra, me Tottenhamin që administroi rezultatin. Vetëm në sekondat e fundit futbollisti Buendía shënoi për Aston Villën, duke ngushtuar në 2:1, por pa ndryshuar fatin e ndeshjes.

Kjo fitore është jetike për Tottenhamin, pasi tani ka një pikë (38’) më shumë se rivali direkt West Ham (37) në luftën për mbijetesë. Deri në fund të sezonit, Spurs kanë ndeshje vendimtare kundër Leeds Utd, Evertonit dhe Chelseat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat