​Marotta konfirmon interesim e Barcelonës për yllin e Interit

Futboll

​Marotta konfirmon interesim e Barcelonës për yllin e Interit

Më: 4 maj 2026 Në ora: 10:38
Presidenti i Interit, Beppe Marotta

Presidenti i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Barcelona ka shfaqur interesim për mbrojtësin Alessandro Bastoni.

Por, ai shtoi gjithashtu se ai interesim ka përfunduar menëjehër pasi klubi ia ka bërë të ditur spanjollëve që italiani është shumë i lumtur te Interi dhe se dëshiron të vazhdojë karrierën aty.

"Bastoni? Ai është talent, ka qenë i pafat në situata të caktuara. Ishte naiv dhe ishte i pari që e vuri re. Ne e ndihmuam sepse kur një lojtar i ri bën një gabim, është e drejtë ta korrigjojmë. Ai është një kampion i madh dhe klubet e mëdha po e mbajnë nën vëzhgim, përfshirë Barcelonën. Por është një interes jozyrtar dhe i papërfunduar, ai është lojtari ynë dhe dëshiron të qëndrojë. Jemi të lumtur", tha Marotta në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të Nerazzurrëve.

Ndryshe, me Bastonin si njërën prej shtyllave të skuadrës, Interi u shpall kampion për të 21-tën herë në historinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat