Odegaard: E kemi ëndërruar

Futboll

Odegaard: E kemi ëndërruar

Më: 6 maj 2026 Në ora: 11:17
Pamje nga festa

Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, tha se skuadra e “gunners” ka ëndërruar gjithnjë të arrijë në një finale të Champions League. Londinezët shkuan në finale pas fitores 1-0 ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinalen e dytë (sfida e parë përfundoi 1-1).

Ai e konsideron këtë rezultat si ngjarjen më të madhe të klubit në futbollit evropian, me Arsenal që rikthehet në një finale të tillë për herë të parë pas dy dekadash. Në finale do të përballen me fituesin e duelit mes Bayern Munich dhe PSG.

“Ajo e djeshmja ishte një natë kaq e veçantë“, tha Odegaard, që më tej vijoi:

“Një moment kaq i mrekullueshëm për ekipin, klubin, tifozët, të gjithë. Ishte e bukur, kemi punuar shumë për këtë lloj momenti”.

“Thamë se donim të shkonim më tej se vitin e kaluar, e bëmë këtë dhe stadiumi ishte në flakë.

Të luash në një finale të Ligës së Kampionëve është e pabesueshme dhe diçka për të cilën kemi ëndërruar gjithë jetën tonë“, deklaroi Odegaard.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat